“Komandantët tanë po vrasin ushtarët e tyre të plagosur”, rrëfimi i rusëve të kapur rob!

17/05/2022 12:55

Komandantët rusë po masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur, në vend që t’i largojnë nga fushëbeteja dhe t’i dërgojnë për trajtim mjekësor.

Dëshmia tronditëse, e përcjellë nga mediat britanike, është bërë nga disa ushtarë rusë të kapur rob prej ushtarëve ukrainas. Shtypi në Angli thotë se një kolonel rus akuzohet se ka qëlluar me dorën e tij për vdekje disa ushtarë rusë, të cilët ishin të shtrirë në tokë pas plagosjes gjatë luftimeve.

Kjo gjë del në dritë pas mizorive në Bucha, ku 650 civilë ukrainas u vranë nga ushtria ruse – që sipas autoriteteve ukrainase është prova se ata janë ekzekutuar dhe është kryer gjenocid. Disa prej ushtarëve të Moskës të japur nga trupat e Kievit thonë se eprorët e tyre po i vrasin ushtarët e plagosur rusë – pasi refuzojnë kategorikisht t’i tërheqin nga vijat e frontit dhe t’i dërgojnë për kurim në spital.

Të intervistuar nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin, ata pohojnë se  nuk ka ndodhur vetëm në një rast, që krerët ushtarakë rusë të kenë qëlluar për vdekje ushtarët e tyre të plagosur.

  • Po thonë se komandantët e tyre i heqin qafe të plagosurit.
  • Cfarë nënkupton me i heqin qafe?
  • Po ja ashtu, një ushtar i plagosur ishte në tokë, e pyetën nëse ishte në gjendje të cohej e të ecte, nuk mundej dhe e qëlluan për vdekje. Mund ta kishin shpëtuar, ta largonin prej andej, por thjesht e qëlluan. Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA