Trashëgimtarja ruse që vrau e torturoi 100 shërbëtore, si hakmarrje për tradhtinë e të dashurit (fotot)

16/05/2022 16:26

Vrasësja seriale ruse Darya Nikolayevna Saltykova raportohet se prej tradhtisë së të dashurit të saj ka vrarë e torturuar më shumë se 100 shërbëtorë që punonin për të në shekullin e 18-të, kryesisht vajza e gra.

Megjithse shumë gra do ta kërkonin hakmarrjen e tyre te i dashuri që i tradhton si për shembull duke i shkatërruar rrobat apo duke i treguar të gjithëve për tradhtinë e tij, Saltykova gjente ngushëllimin e saj duke vrarë gra e vajzat me të cilat kishte të bënte.

Gruaja fisnike që pretendonte se ishte kristiane e devotshme duket se përfaqësonte gjithçka nga shprehja “Nuk ka tërbim si ai i gruas së refuzuar”, shkruan britanikja Daily Star.

E mbiquajtur Saltychikha, gruja e pasur nga Lubyanka e Moskës ka vrarë më shumë se 100 shërbëtore të saj, disa prej të cilëve edhe në moshë fëminore.

E lindur në vitin 1730, ajo në pamje të jashtme dukej një individ i rregullt dhe më herët nuk kishte shfaqur tentencat perverse të torturimit e vrasjes së viktimave.

Kur ishte e re ajo u martua me Gleb Saltykov kapiten i Gardës Mbretërore, i cili vdiq papritur në 1755 kur Saltykova ishte vetëm 26 vjeçe.

E mbetur me një pasuri të madhe dhe rreth 600 shërbëtorë e punëtorë, ajo ra pre e korruptimit të jetës dhe shpirtit të saj.

Kur në vitin 1762 ajo u refuzua nga i dashuri Nikolay Tyutchev i cili e la Saltykova për një grua më të re, gruaja u tërbua dhe tentoi ta vriste Tyutchev dhe gruan e tij, të cilët u detyruan të largoheshin të tmerruar nga Moska.

Kjo rezultoi një nxitje për serinë e vrasjeve brutale që Saltykova do të niste ndaj vajzave e grave që punonin për të.

Duke i konsideruar ato të gjitha si rivale, ajo raportohet se ka vrarë më shumë se 100 gra, disa prej të cilave shtatzënë ose të tjera në moshë para-adoleshente.

Krimet e saj janë sjellë në ekran në një film të luajtur nga Yuliya Snigir me titull “Zonja e Gjakut” në vitin 2018.

Megjithse filmi është i ngjashëm me ngjarjet e jetës reale, versioni është mjaft i zbutuar pasi përshkrimi i plotë i brutalitetit nuk do kishte lejuar transmetimin e tij.

Saltykova e jetës reale torturonte viktimat e saj me rrahje me dru, duke i lënë të zhveshura jashtë në dimët ose duke i hedhur ujë të nxehtë në trup.

Shërbëtoret e saj ishin ankuar në polici për krimet dhe te guvernatori i Moskës, por Saltykova kishte lidhje të forta me gjykatat.

Miqtë e saj me influencë e nxirrnin gjithmonë nga telashet dhe ajo paguante shpeshherë rryshfet për të shpëtuar.

Disa vite kaluan derisa më në fund peticioni arriti në dorë të perandoreshës Katerina e Madhe, e cila urdhëroi një gjyq për çështjen.

Vetëm 38 vdekje u verifikuan në gjykatë që ishte gjithsesi e mjaftueshme për verdiktin e fajit.

Saltykova u dënua me burgim të përjetshëm në 1768 pas një rrahjeje publike në Sheshin e Kuq në Moskë.

Ajo u lidh me zinxhirë në një platformë dhe u detyrua të mbante një tabelë në qafë ku shkruhej, “Kjo grua ka vrarë e ka torturuar.”

Saltykova kreu burgimin e saj në manastirin Ivanovski në Moskë, ku mes të tjerash u mbajt për 11 vjet në një qilar të errët.

Pas vendosjes së saj në një burg të hapur, moskovitët kuriozë afroheshin te dritarja e Saltykova dhe e pështynin. Ajo jetoi në burg për 33 vjet deri në vdekjen e saj në moshën 71 vjeçare në nëntor 1801.

FOTO GALERI
1/4
Vrasësja seriale ruse Darya Nikolayevna Saltykova raportohet se prej tradhtisë së të dashurit të saj ka vrarë e torturuar më shumë se 100 shërbëtore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA