Mungesa e eksporteve nga Ukraina, deri në 50 milionë njerëz do të përballen me urinë

14/05/2022 14:04

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se dhjetëra milionë njerëz përballen me urinë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ukraina është një kontribues i madh në rezervat botërore të ushqimit, duke eksportuar sasi të konsiderueshme vaji për gatim, misër dhe grurë.  Por këto furnizime janë aktualisht të bllokuara për shkak të pushtimit të Rusisë.

Duke folur pas një samiti të G7 në Gjermani, zonja Baerbock tha se deri në 50 milionë njerëz, veçanërisht në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, do të përballen me urinë në muajt e ardhshëm.

Një deklaratë e grupit nga ministrat e jashtëm të G7 tha: “Lufta e agresionit të Rusisë ka gjeneruar një nga krizat më të rënda të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit, e cila tani kërcënon ata më të cenuarit në të gjithë globin.

Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje shumëpalëshe të koordinuar për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të cenueshëm në këtë drejtim.”

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha se ishte e gatshme të dërgonte anije në portet evropiane për të transportuar grurë, nëse furnizimet e Ukrainës liroheshin.

“Ne duhet të sigurohemi që këto drithëra të dërgohen në botë,” u tha ajo gazetarëve. “Nëse jo, miliona njerëz do të përballen me urinë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA