Peticion për studentët/ “Qeveria t’i mbështesë me  10.000 lekë për shkak të  rritjes së çmimeve”

13/05/2022 13:22

Kriza ekonomike ka prekur edhe të rinjtë.  

Studentët kërkojnë që qeveria t’i mbështes me 10000 lekë në muaj pasi rritja e çmimeve të produkteve bazike ka vështirësuar vazhdimin e studimeve.

Studentët përveç problemeve të hershme me tarifat e studimit ju është shtuar edhe kjo e çmimeve. Përveç mësimit edhe punojnë, e rroga nuk del.

Nga kjo e premte e 13 majit Lëvizja për Universitetin do të zhvillojë për 3 javë  në të gjitha institucionet e arsimit të lartë  një peticion për bonusin e studentëve, që ata të rimbursohen në këtë periudhë krize njësoj siç qeveria veproi me pensionistët, pasi siç thonë ata pjesa më e madhe e studentëve vijnë nga familje me të ardhura modeste.

“Sot është dita e parë dhe është pritur mirë sepse është një kauzë e përbashkët. Jetesa është bërë e papërballueshme. Do të vazhdojmë për tre nuk do e përqendrojmë vetëm në Tiranë. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA