Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, u nda nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare.
Ai njihet për politikat e modernizimit të të cilit ndihmuan në transformimin e vendit të tij në një fuqi rajonale.
Në nder të tij autoritetet shpallën zi zyrtare për një periudhë prej 40 ditësh, duke filluar nga sot, duke e pezulluar punën në ministri, departamente, institucione federale dhe lokale, si dhe në sektorin privat për 3 ditë.
Roli i Khalifa kishte qenë kryesisht ceremonial që kur ai pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2014. Vëllai i tij dhe princi i kurorës së Abu Dhabit, Sheiku Mohammed bin Zayed, është parë gjerësisht si udhëheqësi de-fakto i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Khalifa u emërua si presidenti i dytë i Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2004, duke pasuar babanë e tij dhe themeluesin e kombit, Sheikh Zayed al Nahyan.
I lindur në vitin 1948 në Rajonin Lindor të Abu Dhabit, Sheikh Khalifa ishte djali i madh i Sheikh Zayed. Para rolit të tij si president, ai ishte princi i kurorës së Abu Dhabit dhe drejtoi Këshillin e Lartë të Naftës të Abu Dhabit, i cili harton politikën e naftës.
Si president ai drejtoi një nga fondet më të mëdha të investimeve në botë, Autoritetin e Investimeve të Abu Dhabi.Një nga ndërtesat më të larta në botë, Burj Khalifa, mori emrin e tij pasi qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe shpëtoi Dubain nga borxhi i tij .
Top Channel