Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha sot se janë të hapur të diskutojnë mbi kriterin e presidentit të ri të vendit, duke theksuar se ai duhet të jetë antikomunist, por la te hapur mundesi per te dikustuar kriterin e presidentit jo politik
“U ofruam për të pasur një proces, ai është i rëndësishëm, i sinqertë i bazuar në kritere, procedurë, garancia e parë e domosdoshëm ashtu siç, presidenti qytetari i parë që simbolizon unitetin e popullit, për këtë arsye ia kam përcjellë qëndrimin zyrtarë PD grupit parlamentar edhe të grupeve të tjera e shohim të udhës që me këtë proces që duhet të jetë i tillë që as me aparencë të mos perceptohet i lojë. Një pjesëmarrje substanciale e opozitës, nuk e ka maxhoranca për të zgjedhur presidentin,as për të bërë lojëra se SPAK tre deputetë kanë lindur të deklaruar non grata, dy të tjerë janë gjeneruar për grabitje të votës, Aqif Rakipi, dy të tjerët nuk ndodhen më në seli janë pas hekurave, për këto arsye nuk ka legjitimitet për ta zgjedhur as për të bërë lojëra apo farsa. Është e kuptueshme se e drejta për të propozuar i takon opozitës. Për këtë arsye ne kemi propozuar kritere, s’duhet të jetë nga parlamenti, por të dalë dhe gjenerohet nga shqiptarët, duhet të jetë antikomunist”, tha Alibeaj.
“Duhet të jetë një presidenti mbi të gjitha antikomunist. Çfarë do të thotë një president antikomunist? Kandidati mos të jetë bashkëpunëtor në periudhën, mos ketë qenë në dosjet politike të diktaturës. Dëshmitë për angazhimin për çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh. E udhës është që në bazë të kritereve ne të qëndrojmë fort. Është vendosur edhe një lloj kriteri, për mos aktivizimin në politikë, por ky kriter nuk është i shkruar në gur. Ne këtë qëndrim tonin ia ofrojmë grupeve parlamentare, sidomos atyre të opozitës. Jemi të hapur ti diskutojmë. Procedura garanton respektimin. Një proces real të mos shndërrohemi në buzëkuq të maxhorancës. Pres publikisht nga përfaqësuesit e maxhorancës të kenë qëndrimin e tyre. Kjo është qasja jonë për Presidentin. Presim reagimin e tyre dhe në bazë të reagimit të tyre do kemi një reagim tonin”, shtoi ai.
Top Channel