Lëkundja e besimit në SPAK ka qenë mjaft e madhe kohët e fundit, sidomos pasi struktura e posaçme u kritikua edhe nga kryeministri Rama, gjë e cila e solli në qendër të vëmendjes punën e saj.

Megjithatë, përveç kritikave dhe rezervave që disa persona kanë për SPAK, ka edhe nga ata të cilët janë optimistë për punën e saj.

Analistët e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story” ishin të ndarë në dy grupe, kishte nga ata që ishin të zhgënjyer për punën e SPAK në këto vite, siç u shpreh edhe sondazhisti Zaloshnja, e cili e vërtetoi me anë të sondazheve këtë fakt, por kishte edhe nga ata që ishin optimist për punën e SPAK , siç ishte gazetarja Anila Hoxha, e cila tha se besonte në këtë strukturë dhe se të gjithë punonjësit e këtij institucioni duhet të jenë trima dhe të pavarur nga politika.

Zaloshnja: SPAK-u është vënë në një pozitë shumë të vështirë në lidhje me opinionin publik. Segmenti opozitar pret që SPAK-u të shkojë deri tek Rama. SPAK është mes dy shkëmbinjve dhe nëse shkon tek njëra anë do të haset me pakënaqësinë e anës tjetër. Ne kemi rastin e prokurores special të Rumanisë që arriti me sukses të çonte dhe të dënonte në gjykatë kryeministrin dhe eventualisht më vonë u shkarkua nga parlamenti. Njerëzit në SPAK duhet të kenë një kurajo të jashtëzakonshme, po flas për peshqit e mëdhenj. Jam i zhgënjyer deri tani. 2/3 e shqiptarëve janë të zhgënjyer.

Anila Hoxha: Unë jam akoma optimiste për SPAK. Unë jam e mendimit se të gjithë burrat dhe gratë aty duhet të jenë trima dhe të pavarur nga politika.

Dervishi: Unë nuk e shoh SPAK-un të veprojë pa ndonjë mbështetje. Ka pafundësisht raste se si do i shpëtojnë dhe të fshehin pasurinë. Nga veriu i Shqipërisë ka shumë pak emra. Ka vendosjen nga pas të SHBA-së. Janë vendosur shumë fort politikisht për ta bërë kanë paguar për ta bërë.

Hazizi: Nëse siç SPAK punon me volum të madh për shkak të numrit të çështjeve, nëse edhe Kuvendi do të merrte nisma ligjore për të përmirësuar lëndën mbi të cilën funksionon kjo strukturë do të ishte gjëja më e mirë. Po të isha kryetar kuvendi do të nismoja një akt për ti dhënë realisht atë me çfarë duhet të punojnë ata, për të lehtësuar punën e këtij organi. Procesi çedon si raport i rregullt ligjor në raport me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Kjo ka sjellë minus më tepër se gjysmën e pushtetit gjyqësor funksionabël. Mungesa e shërbimit çon në testimin negative ndaj reformës në drejtësi.

Top Channel