Këshilli i Integrimit Europian/ Alibeaj: Dështimet e qeverisë nuk mund t’i përcillen vetos bullgare dhe SPAK-ut

11/05/2022 16:48

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, foli rreth legalizimit të kanabisit ku përmendi edhe raportin e DASH, ku tha se kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë e kokainë dhe Shqipëria është vendi që trafikon më shumë heroinë dhe kokainë në Evropë.

Alibeaj përmendi gjithashtu edhe çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, ku tha se të gjitha dështimet tona nuk mund t’ia përcjellim Bullgarisë pasi nuk është fajtore.

Alibeaj nuk la pa përmendur edhe kritikat e shumëpërfolura të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK-ut, ku tha se nuk është një gjë normale që qeveria ia përcjell të gjitha dështimet SPAK-ut.

Fjala e Alibeajt:

Kujtojmë se disa javë më parë kreu qeverisë Rama paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjore për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, sipas një të ashtuquajture “konsultim me publikun” nëpërmjet një pyetsori i cili jo vetëm që nuk ishte transparent por se dhe rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë. Shqipëria nën lenten e ndërkombëtarëve mbetet prodhues e furnizues i kanabisit. Këtë panoramë e sjellë dhe raporti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report”  i cili zbuloi se “Shqipëria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e krimit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të drogërave të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane.” Kështu, sipas DASH, kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë. Gjithashtu raporti thekson se, “shtetasit shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar, duke e bërë kësisoj Shqipërinë një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.”

Po ti referohemi raporti vjetor i Departamenti të Politikave Kundër Drogës pranë Zyrës së Kryeministrit Italian për Parlamentin italian, për të cilën Ministri pretendoi mbi bashkëpunimin e frytshëm, thekson se konfiskimet e kokainës ishin rritur me 60% krahasuar me të dhënat e vitit 2020 dhe se në rastet kur prejardhja u konstatua, kokaina ishte nisur edhe nga Shqipëria. Sipas të njëjtit raport, kapjet e heroinës ishin trafikuar kryesisht nga Shqipëria, ku si pjesë e rrugës ballkanike, vendi ynë trafikon pjesën më të madhe të heroinës që trafikohet çdo vit në vendet evropiane. Ky aktivitet kriminal në rritje është reflektuar edhe me arrestimet e organizatave të krimit të organizuar, ku shqiptarët renditen si kombësia e dytë pas marokenëve.

Poashtu po ti referohemi raportit, grupet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare janë fuqizuar së tepërmi në vitet e fundit aq sa vendet partnere, Europiane e më gjerë, po e shohin me shqetësim këtë percipitim në shkallë të gjërë.

Për të gjithë dështimet tona ne nuk mund ti përcjellim në territorin bullgar, pra në të ashtuquajturën veto bullgare se po na vjen për integrimin. Po ashtu që dështimet e qeverisë ti përcjellin tek SPAK sërisht kjo gjë nuk duhet të ndodh, sepse është qeveria ajo që është përgjegjëse për atë cfarë nuk shkon. Më ngelen në mëndje disa fjalë që tha Ministri Cuci, “ndërgjegjësimi ndaj drogës”, “luftën ndaj krimit të organizuar”, apo dhe “protokolli i bashkëpunimit me palën italiane Guardi di Finanzia”. Kujtojmë se disa javë më parë kreu qeverisë Rama paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjore për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, sipas një të ashtuquajture “konsultim me publikun” nëpërmjet një pyetsori i cili jo vetëm që nuk ishte transparent por se dhe rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë. Shqipëria nën lenten e ndërkombëtarëve mbetet prodhues e furnizues i kanabisit. Këtë panoramë e sjellë dhe raporti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report”  i cili zbuloi se “Shqipëria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e krimit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të drogërave të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane.” Kështu, sipas DASH, kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë. Gjithashtu raporti thekson se, “shtetasit shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar, duke e bërë kësisoj Shqipërinë një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.”

Po ti referohemi raporti vjetor i Departamenti të Politikave Kundër Drogës pranë Zyrës së Kryeministrit Italian për Parlamentin italian, për të cilën Ministri pretendoi mbi bashkëpunimin e frytshëm, thekson se konfiskimet e kokainës ishin rritur me 60% krahasuar me të dhënat e vitit 2020 dhe se në rastet kur prejardhja u konstatua, kokaina ishte nisur edhe nga Shqipëria. Sipas të njëjtit raport, kapjet e heroinës ishin trafikuar kryesisht nga Shqipëria, ku si pjesë e rrugës ballkanike, vendi ynë trafikon pjesën më të madhe të heroinës që trafikohet çdo vit në vendet evropiane. Ky aktivitet kriminal në rritje është reflektuar edhe me arrestimet e organizatave të krimit të organizuar, ku shqiptarët renditen si kombësia e dytë pas marokenëve.

Poashtu po ti referohemi raportit, grupet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare janë fuqizuar së tepërmi në vitet e fundit aq sa vendet partnere, Europiane e më gjerë, po e shohin me shqetësim këtë percipitim në shkallë të gjërë.

Alibeaj u përgjigj Gogut: Si është historia e raporteve që janë larguar nga ngjyrat, nëse po thua ato që nuk dallojnë ngjyrat ato  persona nuk shohin ngjyrën e kuqe. Nëse po thua që sduhet të shohin gjyqesorin, nuk duhet të jesh ti ta drejtosh se cfarë duhet të shohin ndërkombëtarët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA