Mbi 80 mijë tonë karburant të zhdoganuar në gusht, të ardhurat doganore arrijnë 22.8 miliardë lekë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar sërish me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Institucioni parashikon që rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3%, ndërsa projeksionet e fundit në muajin mars ishin në nivelin 3.3%.
Ky rishikim me ulje vjen pasi në Evropë po diskutohet ndalimi i importeve energjetike nga Rusia, me çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike që mund të rriten më tej.
Në këto kushte edhe ushqimet dhe kostot e jetesës do të pësojnë një goditje tjetër. E gjitha kjo do të përkthehet në një goditje më të fortë për shtresat e varfëra, sipas raportit.
I gjithë rajoni i Ballkani pritet të ketë ulje, ndërsa më e goditura nga shtetet do të jetë Mali i Zi dhe pas saj Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit paraqitet me inflacion më të ulët dhe me një situatë më stabël makroekonomike.
Nga parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për vendin tonë, më i zymti është ai i Fondit Monetar Ndërkombëtare, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor.
Top Channel