Në pritje të strategjisë. Zvirina e Maliqit pjesë e “100 fshatrave”

10/05/2022 12:30

Fshati Zvirinë në Bashkinë e Maliqit është pjesë e listës së 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë çka do të thotë se përgjatë viteve të fundit duhet të kishte përfituar investime të shumta që do të përmirësonin jetesën e banorëve dhe do të rritnin perspektivën e turizmit.

Fshati që sot është në mungesë të plotë të infrastrukturës dikur ka pasur kisha të vjetra nga të cilat sot nuk ka gjurmë dhe banorët janë përpjekur thjesht ti rindërtojnë pavarësisht se vlerat e trashëgimisë kulturore nuk mundën të mbijetojnë në kohë.

Në Zvirinë është vetëm një lokal që ofron disa gatime tradicionale por për të arritur deri aty duhet një stërmundim i madh sepse rruga është thuajse e pakalueshme për mjetet e vogla ndërsa për ujin banorëve u duhet të shfrytëzojnë 2 burime në fshat.

Përfshirja në listën e programit zhvillimor për turizmin rural ende nuk ka sjellë asnjë përfitim për banorët e Zvirinës që vazhdojnë të jenë të përqëndruar tek bujqesia dhe mbeten me shpresën që strategjia për këto fshatra do të funksionojë në të ardhmen.

Top Channel