Ibsen Elezi: Do të paraqes një platformë konkluduese për ta nxjerrë PD-në nga kriza, kërkesat për ‘Rithemelimin’

10/05/2022 19:17

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, është kundërshtari i vetëm i Berishës deri më tani për marrjen e këtij posti.

Në një deklaratë për media ditën e sotme, ai u shpreh se kandidimin e sheh si një detyrim për tu përballur me fenomenet negative anti-demokratike dhe se do të paraqesë një platform përmbledhëse për të nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza.

Elezi tha se i kërkon ‘Rithemelimit’ që të largojë nga komisioni i organizimit dhe kontrollit elektoral të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozdo dhe të kryejë takime elektorale të përbashkëta. Elezi kërkon edhe shtyrjen me 14 ditë të datës së zgjedhjeve për kreun e PD.

“E konsideroj të hapur fushatën elektorale nga ky moment që e quaj veten si kandidat për kryetar. Kuvendi i 11 dhjetori ishte për rrëzimin e modelit anti-demokratik Basha dhe ndërtimin e një modeli të ri mbështetur në parimet themelore demokratike. Konstatoj se premtimet e foltores u shkelën duke kryer një akt tradhëtie ndaj kuvendit të 11 dhjetorit. Kandidimin tim e shoh si një detyrim për tu përballur me fenomene negative anti-demokratike që po na rrënojnë çdo ditë. Si zgjidhje e kësaj situate do të mundohem të paraqes një platformë të thjeshtë dhe konkluduese që do ta nxjerrë PD nga kriza. Do të mbështetet në dy pika. Hapja e një procesi të gjerë debati për të rikthyer besimin që është humbur ndër vitë. Krjimi i një force politike si një model  vërtetë i respektimit të parimeve themelore demokratike do të ishte hapi i parë. Kthimi nga një shoqëri e hallakatur në një shoqëri të përmbledhur rreth një boshti të vlerave morale, është e vetmja rrugë që mund ta qoje PD-në në fitore. Unë ju oftoj një rrugë të re me figura të reja politike që japin shpresë për të ardhmen e PD-së. Kjo nuk është një garë e barabartë por e vështirë por me mbështetjen tuaj mund t’ja dalim.

Kërkesë Rithemelimit për dakordësi:

Largimin nga komisioni i organizimit dhe kontrollit elektoral të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozdo. 

Shtyrjen me 14 ditë të datës së zgjedhjeve për kreun e PD.

Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA