Aksident në aksin Lezhë-Milot, 32-vjecari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
10/05/2022 13:00
Një 32 vjecar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot.
Burime zyrtare të policisë thanë se 32-vjecari me inicialet A.SH, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel