Lufta nuk ndalon drithin, lajm i mirë nga Ukraina: Eksporton 1 milion ton drithëra!

09/05/2022 14:29

Në mënyrë të pashmangshme, lufta e pati ndikimin e saj dhe deri në prill, Ukraina ka mbjellë gati 7 milionë hektarë tokë, ose 25-30 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, procesi nuk është ndaluar, e muajin e kaluar, vendi i pllakosur nga një konflikt i paprovokuar ushtarak, eksportoi 1.090 milion ton drithë në prill, e pohuar kjo nga ministri ukrainas i Agrikulturës, Mykola Solskyi.

Solskyi sqaroi eksportet e drithërave po bëhen përmes Rumanisë, pasi Rusia po bllokon portet ukrainase. Problemi sipas tij, është se këto eksporte mund të vështirësohen në dy muajt e ardhshëm, për shkak se duhet të eksportohet edhe gruri i korrur për në Rumani dhe Bullgari.

“Mbjellja e kulturave po vazhdon në mënyrë aktive pavarësisht vështirësive që kryesisht lidhen me logjistikën”, deklaroi ministri. Pushtimi rus e ka shtuarpaqëndrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare financiare, duke rritur çmimet e mallrave e duke prekur aspektet logjistike.

Përpara luftës, Ukraina ka qenë eksportuesja e katërt më e madhe e misrit e misrit, dhe në sezonin 2020-21 ishte eksportuesja e gjashtë e grurit në mbarë globin. Për shkak të mbylljes së porteve të tij në Detin e Zi, sipas Agjencisë për Ushqim të OKB-së, në këtë vend janë bllokuar pothuajse 25 milionë tonë drithëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA