Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha çuarja para drejtësisë e personave të korrupsiar tregon se institucionet kanë përparuar dhe nuk janë aty ku kanë qenë.
Ai mori si shembull dy ish ministrat e akuzuar shqiptarë, Lefter Koka dhe Saimir Tahiri.
“Fakti që ke dy ish ministra të dy nën akuzë në burg tregon se koha në këtë vend… Drejtësia po sulmon. Këtë gjënë duhet ta themi…padrejtësitë e 30 viteve të fillojnë të zbardhen, në Shqipëri duhen hetuar, do të pres që nga ana e prokurorisë”, tha ai.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.
Më pas në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.
Top Channel