Akoma nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e dy të miturve që u zhdukën të shtunën në Elbasan, ndërsa gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka zbuluar detaje mbi lëvizjet e tyre.
Bëhet me dije se dy të miturit kanë udhëtuar të shtunën në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit.
Të nesërmen ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë marrë një taksi dhe janë larguar nga fshati për të zbritur tek shkolla e ‘Baletit’ në Tiranë. Më pas adoleshentët zbulohet të shkuar në ‘Qytet Studenti’ për të kërkuar punë. Kjo është edhe vendndodhja e fundit ku kanë lënë gjurmë të miturit ndërsa nuk dihet se ku janë aktualisht.
Zhdukja e të miturve është denoncuar ditën e shtunë, kur ata janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë.
Top Channel