Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e inteligjencës mbi Luftën në Ukrainë, ka raportuar se ushtria ruse tashmë është dukshëm më e dobët, pas luftës në Ukrainë.
Në raport thuhet se rimëkëmbja e ushtrisë ruse do të bëhet më e vështirë nga sanksionet e vendosura ndaj Moskës dhe në afat të gjatë kjo do të pengojë aftësinë e vendit për të vendosur një forcë ushtarake konvencionale.
Aty theksohet se buxheti i mbrojtjes i Rusisë afërsisht u dyfishua midis 2005 dhe 2018, me investime në disa kapacitete ajrore, tokësore dhe detare të nivelit të lartë.
Por modernizimi i pajisjeve fizike të Rusisë nuk i ka mundësuar asaj të dominojë luftën në Ukrainë, për shkak të dështimeve në planifikimin strategjik, shton Ministria e Mbrojtjes.
Top Channel