Tata Motors deklaroi të premten se planifikon të lansojë makina elektrike me një distancë minimale prej 500 kilometrash dhe karakteristika të avancuara të teknologjisë, duke vënë në cak blerësit në Indi dhe më gjerë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjetet e para elektrike të ndërtuara duke përdorur platformën e saj të re mund të nisin në vititn 2025, tha Tata gjatë një ngjarjeje në Mumbai ku zbuloi një model concept.

Tata po përpiqet të pozicionohet përkrah prodhuesve globalë të automjeteve që po investojnë miliarda dollarë për të ndërtuar automjete elektrike që plotësojnë qëllime më të rrepta për reduktimin e karbonit.

Modeli 3 EV i Tesla-s mund të ketë një rreze prej më shumë se 500 kilometrave, sipas të dhënave në faqen e internetit të kompanisë amerikane, dhe deri në vitin 2025 analistët e industrisë thonë se kjo duhet të jetë afër normës. /Telegrafi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA