Në faqen zyrtare të Agjencisë së Punësimit vetëm gjatë vitit 2022 janë shpallur 830 kërkesa për punë nga bizneset.

Nga këto vende të lira 322 prej tyre, gati 40% prej tyre janë në nivelin 32 – 40 mijë lekë pagë, që konsiderohen si pagë minimale.

Në total Agjencia Kombëtare shprehet se ka 3 800 vende të lira, një shifër e lartë duke krahasuar se janë rreth 4 mijë persona që marrin pagesë papunësie

“Në treg po shtohen ata që quhen të papunët afatgjatë, të cilët janë një grup punonjësish të dekurajuar. Ata nuk duan të punojnë pa iu plotësuar disa kushte, si paga më të mira dhe kushte të tjera.“

Mungesës së punëtorëve në treg po i shtohet edhe fakti se studentët e rinj po zgjedhin degë për tregun e huaj.

“Trendi i kohëve të fundi është zgjedhja e degëve, që më pas të jenë të kualifikuar për tregjet e huaja.”

Qeveria ka miratuar një Strategji Kombëtare për Aftësi dhe Punësim dhe ka vendosur në dispozicion për tre vite, një fond nga buxheti prej 14.2 mld lekë (120 milionë euro), por kjo strategji, nuk po i ndihmon boshllëqet në treg, në kushtet kur 42 mijë njerëz, forcë aktive pune emigruan vetëm vitin e kaluar.

“Duhet patjetër një strategji tjetër dhe një ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria, sepse masat e deritanishme nuk kanë funksionuar.”

Top Channel