Shqipëria pa masa anti Covid/ Fluks qytetarësh në Morinë, por Kosova ende kërkon certifikatën e vaksinimit

01/05/2022 11:05

Vendi ynë ka hequr të gjitha kufizimet e Covid 19 për shtetasit që futen në territorin e Shqipërisë. Vendimi ka filluar të zbatohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Në Morinë ka fluks, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Në pikën kufitare janë shtuar sportelet nga 5 në 7, si dhe një sportel tjetër lëvizës është përqendruar para P.K.K-ës.

Pala kosovare nuk ka marrë akoma vendim për zbatimin e heqjes së kufizimeve në kufi. Sipas informacioneve të marra në P.K.K Vërmicë, puna për kontrollin e certifikatave të vaksinimit dhe rregullave të pandemisë kërkohet edhe sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA