Sabotatorët e Putin/ Shërbimet sekrete paralajmërojnë sulme hakmarrëse në Angli

01/05/2022 21:58

Shërbimet Sekrete britanike kanë paralajmëruar Ministrinë e Brendshme se te ashtuquajturit “sabotatorët e Putinit”, mund te infiltrojnë në territorin britanik dhe të kryejnë akte hakmarrëse ndaj objektivave qeveritare, për shkak të mbështetjes britanike ndaj Ukrainës, njofton nga Londra korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.

Zyrtarët e Shërbimit të Brendshëm Sekret britanik MI5 kanë paralajmëruar Ministren e Brendshme, Priti Patel  se ushtria e sabotatorëve të Putinit mund të hyjë në territorin britanik dhe të kryejë sulme ndaj objektivave kryesore në vend.

Kryeministrit britanik, Boris Johnson i është thënë se kërcënimi ndaj sigurisë vjen nga shërbimi sekret rus FSB. Është mbështetja e pakufij britanike ushtarake dhe diplomatike ndaj Ukrainës në konfliktin me Rusinë shkaku i këtij kërcënimi.

Për shkak të këtij kërcënimi është forcuar  monitorimi i kalimeve kufitare drejt Britanisë, ndërkohë zyrtarë e kundër zbulimit dhe agjencisë britanike të përgjimeve GCHQ është duke u koordinuar me aleatët evropiane të sigurisë.

Britania konsiderohet si objektiv kryesor dhe agjentët e shërbimit sekret rus, mund të mbjellin kaos, panik dhe mosbesim tek qeveria britanike përmes sulmeve kibernetike dhe deri tek dërgimi i parave për të financuar organizata separatiste në Britani.

Deputetët, agjentët apo zyrtarëve të ndryshëm mund të jenë objekt i financimeve,  ndërkohë që operativët rusë mund të ngarkohen me publikimin e dokumenteve komprometuese ndaj zyrtarëve dhe politikanëve britanikë.

Ky kërcënim vjen në kohën kur janë shtuar sulmet kibernetike ruse nga hakera që operojnë nga Shën Pjeterburgu.

Britania përveç mbështetjes politike nga kryeministri Johnson  për presidentin Zelensky,  ka dërguar armatime të  fundit ushtarake për Ukrainën, të cilat u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA