1 Maji shënon heqjen e të gjitha masave të ndërmarra gjatë pandemisë për hyrje daljet nga territori Shqipërisë duke mos u kërkuar më certifikata e vaksinimit, testi apo mbajtja e masës.
Nga një vëzhgim i “Top Channel” në pikën kufitare të Kapshticës, me heqjen e këtyre masave kalimi për në tokën Shqiptare është përshpejtuar duke iu kthyer normalitetit të plotë.
Edhe për të udhëtuar në drejtim të Greqisë nga autoritetet nuk kërkohet më dokumentacioni që vërteton se udhëtarët janë të vaksinuar apo që nuk janë të infektuar me covid.
Pas festes së Pashkës ku u shënuar fluks i lëvizjes në Kapshticë ka lëvizje normale. Sipas të dhënave në 24 orë në Kapshticë, kanë hyrë 2698 dhe kanë dalë 2644 persona.
Qytetarët nga Kosova të cilët këtë të dielë zgjodhën për të pushuar në vendin tonë i kanë mirëpritur heqjen e këtyre masave të cilat nisën të zbatohen edhe në pikën kufitare të Morinës.
Policia kufitare në këtë pikë kalimi thotë se po zbaton procedurën përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Pala kosovare nuk ka marrë akoma vendim për heqjes e kufizimeve në kufi duke vijuar së kërkuari certifikatën e vaksinimit apo edhe testet.
Top Channel