Kush do e drejtojë grupin parlamentar?/ Berisha: Alibeaj është nul, ekspertët do të emërojnë nënkryetarin e ri

30/04/2022 17:50

Megjithëse e fajëson si shkaktarin kryesor të situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot, Sali Berisha u shpreh se ka një amnisti për Bashën dhe se nuk ka përjashtim për të nga grupi parlamentar e as nga PD-ja.

Ish- kryeministri u shpreh se grupin parlamentar nuk e drejton më Alibeaj pasi është shkarkuar nga Kuvendi i sotëm i grupit të Rithemelimit dhe se grupi i ekspertëve do të emërojë kryetar të ri.

A ka amnisti të Berishës ndaj Bashës?

Berisha: Ka një amnisti. Nuk ka përjashtim, ai është anëtar i grupit parlamentar dhe i PD.

Kush e drejton grupin parlamentar?

Berisha: Sot u mor një vendim ndaj përsonit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në këtë detyrë është nul për këtë Kuvend. Do të jetë grupi i ekspertëve që do të përcaktojë procedurën e emërimit. Nuk kam asnjë emër sepse varet kush do të votohet nënkryetar. Kryesia zgjidhet para 22 majit.

Nëse Alibeaj thërret mbledhje a do merrni pjesë?

Berisha: Kam përparësi disa mbledhje të tjera por ai është i shkarkuar tashmë dhe normalisht do të ndiqen procedurat.

vijon….

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA