Liverpooli i këtij sezoni është shndërruar në një nga skuadrat më spektakolare në Europë, teksa të kuqtë argëtojnë në fushë ndërsa janë në ndjekje të katër titujve. Entuziazmi në Anfield është i madh dhe diçka e tillë ka ndikuar në planet e trajnerit Jurgen Klopp.
Gjermani e ka theksuar në më shumë se një rast se do të largohet nga të kuqtë sapo të përfundojë kontratën në verën e vitit 2024, por planet mund të kenë ndryshuar dhe drejtuesit janë optimistë pasi Klopp është më i lumtur se kurrë në Angli dhe i hapur për të rinovuar kontratën.
54-vjeçari firmosi me Liverpool në vitin 2015 dhe prej atij viti ia ka dalë të rikthejë skuadrën në majat më të larta teksa ka fituar një Champions League, por edhe Premier League-n. Nëse Klopp rinovon me Liverpool atëherë do të qëndronte në klub për më shumë se 10 vite duke e shndërruar Anfield si ambientin më të gjatë ku ka punuar ndonjëherë.
Top Channel