Shtyhet mbledhja e konferencës së kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës
Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, njoftoi se me kërkesë të krerëve të dy grupeve parlamentare të opozitës, është dakordësuar shtyrja me një javë e konferencës së kryetarëve.
“Shqyrtuam kërkesën e Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Spostuam me disa ditë të mbajtjes së konferencës së parë të kryetarëve. Do të mbahet me datën 4 maj. Më 10 maj do jetë raundi i parë për Presidentin.
Negociata me tre grupe të opozitës me dëshirën t’i japim Shqipërisë një president të të gjithë shqiptarëve, jo një president të PS.
Koha në dispozicion deri javën tjetër, të jetë një kohë për të gjitha grupet parlamentare për të përcaktuar brenda vetes, qoftë mënyrën për kalendarin qoftë për kandidatin. Po vijon mbërritja e propozimeve nga publiku.” u shpreh Balla
Top Channel