Largimi nga Royal Lodge, Princi Andrew bie dakord nëse ai dhe ish-gruaja e tij marrin një shtëpi të re në Windsor
Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord që të aplikojnë njëkohësisht për anëtarësim në NATO, raporton gazeta suedeze Expressen.
Të dyja vendet janë dakorduar që të njoftojnë aplikimin e tyre midis 16-22 majit, kohë që përkon me vizitën e presidentit të Finlandës në Stokholm.
Lajmi vjen në kohë kur tre luftanije të NATO-s kanë mbërritur në portin finlandez të Tuku, të hënën për t’u stërvitur me marinsat atje, .
Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të filluar më 28 prill, do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022 “, thuhet në deklaratën e aleancës, Si Finlanda ashtu dhe Suedia janë partnerë të afërt me NATO, por deri më tani kanë qëndruar larg mundësisë për t’ua bashkuar aleancës, së formuar në 1949.
Por pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një realitet të sigurie tashmë në Evropë, dhe të dyja vendet kanë shprehur hapur dëshirën që ti bashkohen aleancës.
Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, kjo do të thotë se kufiri total tokësor midis territorit të NATO-s dhe Rusisë do të rritej për më shumë se dyfish.
Suedia, në anën tjetër, nuk ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por, nëse edhe ajo do t’i bashkohej NATO-s, një gjë e tillë, sipas ekspertëve, do të lehtësonte operacionet e aleancës në Detin Baltik, pasi të gjitha vendet në bregdetin baltik do të ishin pastaj pjesë e aleancës perëndimore – me përjashtim të Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore.
Top Channel