Të paktën 10 persona kanë humbur jetën të dielën pasi një varkë turistike u mbyt në ujërat e ftohta në verilindje të Japonisë, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 16 të tjerë të zhdukur.
Në një deklaratë, roja bregdetare shtoi se të gjeturit deri më tani ishin identifikuar si shtatë burra dhe tre gra.
Anija turistike Kazu dërgoi një sinjal të shtunën pasdite pasi filloi të merrte ujë.
Një operacion kërkim-shpëtimi filloi menjëherë, por shpresat shpejt filluan të zbehen për 26 personat në bord, për shkak të temperaturave të ftohta në rajon.
“Ishte e qartë se kushtet në det do të përkeqësoheshin, kështu që u thashë të mos shkonin. Por ata gjithsesi e bënë”, tregon operatori.
Policia lokale dhe Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë i janë bashkuar operacionit të shpëtimit dhe katër personat e parë nga anija u gjetën herët të dielën, ndërsa gjashtë të tjerë u nxorën në orët në vijim.
Top Channel