21/12 21:09
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov u takua dhe u dha çmime ushtarëve në Moschun, një fshat në veri të Kievit që përjetoi shkatërrime të rënda dhe luajti një rol të rëndësishëm në zmbrapsjen e forcave ruse.
“Unë u takova me ushtarët në rajonin e Kievit në Moschun të shkatërruar plotësisht. Këtu pushtuesit përdorën të gjitha armët e mundshme, përfshirë raketat dhe avionët. Falë ushtarëve tanë, falë banorëve të guximshëm të fshatit, ata u mundën. Pasi pësuan humbje të mëdha, pushtuesit u detyruan të iknin në Bjellorusi”.-shkroi ai në një postim në facebook.
Moschun ishte jetik për ukrainasit që zmbrapsnin përparimin rus drejt Kievit.
Top Channel