15/11 07:20
Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar si “autogol” sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE ndaj vendit të tij, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Putin tha se sanksionet do të përkeqësojnë ekonominë e Perëndimit.
Sa i përket ekonomisë në Rusi, ai tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar, raporton Reuters.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke bllokuar eksportet dhe shumë kufizime të tjera.
Top Channel