“Rithemelimi” mban zgjedhjet për kreun e PD-së edhe në Gjirokastër, cilët janë kandidatët

17/04/2022 10:20

Në Qarkun e Gjirokastrës demokratët janë thirrur për të zgjedhur kryetarët e tyre. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Në degën e PD Gjirokastër janë thirrur 1200 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Eri Shehaj dhe Daniel Sino.

Në Këlcyrë janë thirrur 570 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Arjan Kasaj dhe Kleanthi Gjika.

Në Memaliaj do të votojnë 300 anetarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Bujar Kapllani dhe Erald Çela.

Në Tepelenë janë thirrur 256 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes avokat Malo Sadikaj dhe mesuesit Vullnet Xhelili.

Në Përmet janë thirrur 470 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Arson Lipe dhe Kiara Banushi.

Procesi po ecën normalisht dhe duket se ka interes për të votuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA