​Vuçiç: Serbia do ta vazhdojë miqësinë me Rusinë e Kinën

17/04/2022 20:55

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, në takimin e tij me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Bocan-Kharchenko, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën.

“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Sipas tyre, në takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.

Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, përfundon njoftimi.

Top Channel