Ervin Salianji, deputeti demokrat që nuk mbështeti parimet e Alibeajt për bashkimin, por as nuk bën pjesë në grupin e Rithemelimit, reagoi përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me platformën e prezantuar sot nga kreu i grupit parlamentar të PD.
Salianji shkruan se çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, ndërsa thekson se dokumenti i paraqitur sot është krejt i ndryshëm nga c’la iu dha dje.
“Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokukenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!” vijon Salianji, ndërsa thekson se përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi intereat e demokratëve!
Postimi i plotë:
Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshem nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anulluar për shtyp!
Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokukenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!
Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi intereat e demokratëve!
Doreheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proçes i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!
Pas deklarimit publik të ketij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithpërfshirëse!
Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me stradegjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!
Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrijnë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partise aty jane, mungon vetem vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi per ta ndare PD në pjese!
Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!
Top Channel