“Picasso” mban titullin kënga më e re që kanë hedhur në tregun muzikor ditën e djeshme Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda.

Dedikimet e aktorit të humorit Donald Veshaj, nuk kanë munguar as këtë herë për moderatoren Bora Zemani, prandaj menjëherë kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Përveç dedikimeve në tekst, Donald Veshaj ka kujtuar takimin e parë me Bora Zemanin edhe në videoklip. Këtë detaj aktori e ka zbuluar për publikun që kur ishte në ‘Big Brother VIP’, teksa darkonte me banorët e tjerë, duke i thënë atyre se për herë të parë Borën e ka takuar në KISHË.

Kujtojmë që çifti e kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel