Këshilltari i Zelenskyt: Armët nga Evropa duan shumë kohë që të mbërrijnë në Ukrainë
16/04/2022 18:16
Një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha këtë të shtunë se transferimi i armëve nga vendet evropiane në Ukrainë po merr shumë kohë.
Në një postim në mediat sociale, Mykhailo Podolyak tha se Ukraina nuk kishte marrë ende armët e kërkuara, përpara se t’u kërkonte sërish vendeve që të dërgonin pajisje.
Në fillim të kësaj jave, këshilltari ukrainas bëri homazhe për trupat që mbronin portin jugor të rrethuar të Mariupolit, duke pranuar se furnizimet po mbaronin.
“Ata po luftojnë nën rrezikun e bombave në çdo metër të qytetit”, tha ai.
Top Channel