Çmimi i naftës këtë të premte shitet me 235 lekë për litër në pikat e karburant, 28 lekë më shtrenjtë një ditë më parë.

Pas vendimit të sotëm të Bordit të Transparencës, edhe gazi e benzina tregtohen më shtrenjtë. Një litër benzinë do të shitet 211 lekë, nga 193 lekë që shitej javën e kaluar, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 115 lekë.

Çmimet e reja reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare, sipas Bordit të Transparencës.

Ndërkohë çmimi tavan i tregtimit me shumicë të hidrokarbureve do të jetë: 223 Lekë/litri për gazoilin, 199 Lekë/litri për benzinën, 103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Vendimi i Bordit  do reflektohet që sot pas orës 18.00, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

 

Top Channel