Gjobëvënie? Breshëri me automatik në një biznes në Krujë, çfarë deklaron pronari
15/04/2022 09:51
Të shtëna me armë zjarri në një biznes të Krujës.
Burime vendore bëjnë të ditur se persona ende të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri automatike gjatë natës së kaluar mbi një mobileri në Nikël.
Nga dëshmitë e para rezulton që pronari i objektit të ketë deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa pret të zbardhet ngjarja nga policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Breshëria e plumbave është derdhur mbi mobilerinë në pronësi të Myslym Karaj në një orë kur ajo ka qenë e mbyllur.
Paraprakisht dyshohet për një paralajmërim për shkak të konkurencës në sektorin e mobilerisë, ose për gjobvënie.
Top Channel