Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të hynte në Kuvend ditën e sotme. Ai foli ndër të tjera për Lulzim Bashën për të cilin tha se ka procese gjyqësore me FBI-në dhe me drejtësinë belge.
I pyetur nga gazetarët nëse i bën thirrje SPAK-ut për hetimin e Bashës, Berisha tha se nuk ka si të bëje një gjë të tillë pasi ata ia mbyllën vetë dosjen me urdhër të Ramës. Ish-kryeministri shtoi se SPAK-u ishte ‘pronë’ e Partisë Socialiste’ dhe e përmbylli deklaratën duke thënë se nuk i druhej asgjëje mbi tokë jo vetëm SPAK-ut.
Unë kam deklaruar me kohë që ai është një peng i Ramës. Unë nuk thashë se nuk ka vizë, është tjetër viza, tjetër dosja. Investigoni vetë, merrni listën që ka dorëzuar në prokurori. Mua më ka rrëfyer me dhjetëra se kemi gënjyer se na e kërkojnë.
A dispononi fakte?
Faktet prokuroria i disponon të gjitha por mund të them se ditëbn e enjte pas ‘Opinion’, ai deklaroi që i kanë mbyllur dosjen ruse. Unë e mohoja se është ruse por sipas Edi Ramës ka qenë ruse.
Tani që ka dhënë dorëheqjen është anëtar i grupit parlamentar parlamentar, ka procesin em FBI dhe me drejtësinë belge mos edhe me ndonjë tjetër.
A keni thirrje për SPAK?
Po bën shaka? SPAK ishte ai që e mbylli dosjen. Rama tha vetë që SPAK-u është e partisë socialiste dhe unë skam si kërkoj të hap dosjen.
I druheni SPAK-ut?
Asgjëje mbi tokë. Unë kam kodin tim të pathyeshëm.
Top Channel