Rrjet i ri ujësjellësi në zonën e ish-bllokut, Veliaj: Super gatishmëri në Njësinë 5

13/04/2022 08:37

Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve në Njësinë 5 në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga punimet intensive që po kryen për finalizimin sa më shpejt të rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Super gatishmëri në Njësinë 5, ku po vijon puna për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në bllokun që kufizohen nga rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”, duke vijuar në Bulebardin “Bajram Curri” dhe në rrugën “Abdyl Frashëri””, shkruan Veliaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA