Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha në një deklaratë se dita e sotme nuk do të ketë asnjë rrugë evakuimi për civilët, kjo për shkak të rrezikshmërisë nga sulmet ruse.
“Në rajonin e Zaporizhzhia, pushtuesit bllokuan autobusët e evakuimit, dhe në rajonin e Luhansk, ata po shkelin armëpushimin”, tha ajo.
Sulmet rusë në Ukrainë të cilat vazhdojnë prej 48 ditësh kanë vështirësuar evakuimin e civilëve nëpërmjet korridoreve humanitare.
“E gjithë kjo krijon një nivel të tillë rreziku në rrugë, saqë jemi të detyruar të përmbahemi nga hapja e korridoreve humanitare sot”, shtoi më tej Zaporizhzhia.
Korridoret humanitare janë gjithmonë të rrezikuara, pasi sulmet nga forcat ruse nuk kanë munguar duke shkaktuar viktima.
Top Channel