“Nuk kam konflikte me asnjë”/ Çfarë deklaroi Nazmi Bandula dy vite më parë kur i vunë tritol në makinë

12/04/2022 09:05

Nazmi Bandula, 55-vjeçari që mbeti i vdekur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Rus” të Shkodrës, ishte emër i njohur për policinë.

Në dhjetor të vitit 2020, atij iu vendos një sasi ë konsiderueshme e dyshuar si tritol, ndërsa autorët nuk u kapën kurrë.

Asokohe, viktima deklaroi në polici së nuk kishte konflikte  me asnjë dhe nuk e kishte idenë se kush e kishte vendosur sasinë e tritolit në fouristradën e tij.

Ngjarja mbeti e pazbardhur sepse nuk kishte kamera rreth shtëpisë.

Mirëpo sot, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në Shkodër, ai u qëllua me armë zjarri nga një automjet që ishte në lëvizje, dhe nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marrë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kreh zonën për kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA