Shifra të frikshme viktimash në Mariupol, kryebashkiaku i qytetit zbulon statistikat

11/04/2022 21:44

Më shumë se 10.000 civilë kanë mbetur të vrarë në Mariupol nga sulmet ruse.

“Më shumë se 10,000 civilë kanë vdekur në rrethimin rus të Mariupolit”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boychenko.

Duke folur me telefon për Associated Press, kryebashkiaku Vadym Boychenko tha se kufomat ishin “të mbuluara me qilim nëpër rrugët e qytetit” dhe se numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se 20,000, sipas Sky news.

Ai shtoi se forcat ruse sollën pajisje të lëvizshme të djegies në qytet për të asgjësuar kufomat dhe i akuzuan ata se refuzuan të lejonin hyrjen e autokolonave humanitare në një përpjekje për të fshehur masakrën.

Forcat ruse janë tërhequr nga disa qytete të Ukrainës duke lënë pasoja fatale, ndërsa numri i viktimave po shtohet çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA