Avionin e rrëzuan rusët? 38 viktima në aksidentin ajror, ekspertët: U prek nga copëzat e një rakete
26/12 14:50
Kancelari i Austrisë Karl Nehammer vizitoi sot Rusinë për të takuar Vladimir Putin.
Ai është lideri i parë i Bashkimit Evropian që takohet me Putinin që kur ai urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt.
Ai tha se bisedimet ishin “shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira” me presidentin rus, duke shtuar se mesazhi më i rëndësishëm drejtuar Putinit ishte përfundimi i luftës, pasi kjo që po ndodh ka sjellë vetëm humbje nga të dyja palët.
Nehammer shtoi se vizita nuk ishte “miqësore”, por ai “ndiente detyrën të takonte Putinin në mënyrë që të bënte diçka për këtë situatë të rëndë që ka prekur jo vetëm Ukrainën, por gjithë botën.
Top Channel