21/12 21:09
YouTube ka bllokuar Duma TV, një kanal televiziv i cili transmeton parlamentin e Rusisë.
Ditën e sotme në një mesazh nga YouTube u tha se “kanali televiziv Duma u bllokua për shkak të shkeljeve të kushteve të shërbimit të YouTube”.
Zyrtarët rusë të indinjuar kanë reaguar menjëherë pas këtij veprimi.
“YouTube ka qenë nën presion nga rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor dhe zyrtarët u përgjigjën shpejt,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Mbikëqyrësi rus i komunikimit tha se i ka kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma.
Top Channel