Rusia i është ankuar zyrtarëve turq se ushtria ukrainase, që i ka vënë përpara forcat e Moskës, po përdor në luftën e saj dronë të prodhuar në Turqi.
Duke folur në një konferencë për shtyp, një zyrtar në Ankara tha se vendi i tij i ka shpjeguar Moskës se prodhuesi turk i dronëve “Baykar Technologies” është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina ka përfunduar përpara se të fillonte lufta.
Sipas raportimit të CNN, zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se dronët Bayraktar TB2 të Baykar janë një nga armët më efikase në arsenalin e tyre.
Javën e kaluar, CNN hyri në fabrikën e prodhimit Baykar në Turqi për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.
Bayraktar, i cili është dhëndër i presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan, shpjegoi se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë”.
Në të njëjtën fabrikë prodhimi të këtyre dronëve, ndaloi disa javë më parë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Top Channel