Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha këtë të premte krerëve të Bashkimit Evropian se paketa e fundit e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë është e pamjaftueshme.

Unë do të doja të falënderoja të gjithë botën, BE-në, Ursula von der Leyen personalisht, për paketën e 5-të të sanksioneve, por mendoj se nuk mjafton,” tha ai gjatë takimit në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryediplomatin Josep Borrell.

Ai e argumenti mendimin e tij se masat janë të papërfillshme, krahasuar me terrorin që Rusia po kryen në Ukrainë.

“Ju lutemi, vazhdoni të na ndihmoni me sanksionet”, shtoi ai.

Raundi i pestë i sanksioneve të BE-së u miratua këtë javë dhe përfshin një ndalim të importeve të qymyrit rus si dhe bllokon hyrjen ruse në portet e BE-së.

Borrell premtoi 500 milionë euro të tjera për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA