Si janë zhvilluar protestat ndër vite në Shqipëri? Analistët në Top Story evidentojnë pikat e forta dhe të dobëta të tubimit sot në Tiranë
Debati për protestat u shoqërua me replika të forta mes analistëve Ervin Karamuço dhe Ergys Mërtiri në emisionin “Top Story” me Grida Dumën.
Shkak u bënë deklaratat e Karamuços për ndikimet e brendshme dhe të jashtme në protestat e vitit 1990, të cilat u kundërshtuan nga Mërtiri.
Karamuço: Që nga viti 1990, të gjitha protestat që kemi pasur deri sot kanë pasur pjesën e shëndetshme, të sinqertë, por çdo protestë, e çdo kategorie qoftë, ka edhe një grup të dhunshëm, shumë agresiv. Protestat në Shqipëri, që nga viti 1990, janë bërë me ndikime të brendshme, por edhe të jashtme. Ndikimi i brendshëm është i justifikuar. Kjo protestë që po zhvillohet tani po imunizohet nga të gjithë faktorët malinj; po distancohet nga dhuna dhe nga ata që duan të djegin institucionet. Në janar të vitit 1990 kemi pasur dy protesta: njëra ishte e heshtur në Tiranë dhe tjetra në Shkodër. Të dyja kishin, nga njëra anë, ndikimin e madh të Vatikanit dhe, nga ana tjetër, ishin serbët që donin destabilizim.
Mërtiri: Sipas kësaj, serbët na kanë ndihmuar për të mirën e demokracisë.
Karamuço: Jo, e bënë për të destabilizuar Shqipërinë në një moment kur ne kërkonim ndryshim.
Mërtiri: Si ishte më mirë: në regjimin e Hoxhës të stabilizuar, apo në këtë destabilitet që solli demokracia?
Karamuço: Nuk po e kupton fare çfarë po them.
Top Channel