Scholz: Gjermania duhet t’i japë fund importeve të naftës ruse brenda vitit

08/04/2022 20:55

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se Gjermania do të jetë në gjendje të ndalojë importin e naftës ruse brenda vitit.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Boris Johnson gjatë një vizite në Londër, Scholz tha se Gjermania po punon për t’u bërë e pavarur nga importet ruse të naftës.

Kancelari gjerman se Gjermanisë do t’i duhej më shumë kohë për të ‘hequr qafe’ gazin rus, por presimat për ndërpreje janë brenda vitit.

Përfundimi i importeve ruse të energjisë kërkon investime dhe infrastrukturë, tha Scholz, duke shtuar se Gjermania kishte përgatitur hapa për t’u bërë e pavarur nga importet ruse të energjisë “para se të fillonte lufta, sepse ne e dinim që ky problem do të dilte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA