Zbulohen 10 sera me kanabis në Thumanë, dy të arrestuar
07/04/2022 08:55
10 sera ku kultivoheshin bimë kanabisi janë zbuluar këtë të enjte në Thumanë.
Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale K.L., 68-vjeçari me iniciale Q.F. dhe djali i tij, 36-vjeçari me iniciale A.F.
Në serat që ndodhen në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë ishin mbjellë 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjatë kontrollit në banesën e 68-vjeçarit u gjet një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Bimët narkotike u dogjën, ndërkohë që si provë material u sekuestrua një armë gjahu dhe farat cannabis sativa, njofton policia.
Top Channel