“Nuk do lejojmë asnjë kalë Troje në BE”/ Deklarata e Marta Kos: Duhen shtete me demokraci të forta, s’ka rrugë të shkurtra në reforma
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë të martë, ku dënoi ashpër sulmet ruse.
Në fjalimin e tij përmes videos, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të sigurojë garanci sigurie për Ukrainën.
“Ku është siguria që Këshilli i Sigurimit duhet të garantojë? Nuk është aty. Edhe pse ka një Këshill të Sigurimit. Pra, ku është paqja? Cilat janë ato garanci që Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë?” tha Zelensky në fjalën e tij.
Ai theksoi se përgjegjësia për Rusinë duhet të jetë e pashmangshme.
“Dëshiroj t’ju kujtoj nenin 1, Kapitulli 1 i Kartës së OKB-së. Cili është qëllimi i organizatës sonë? Qëllimi i saj është të ruajë paqen. Dhe tani Karta e OKB-së është shkelur fjalë për fjalë, duke filluar me nenin 1. Cili është qëllimi i të gjithë neneve të tjera?”
Duke i quajtur veprimet ruse si “krime lufte”, Zelensky tha se dëshiron hetime të plota dhe transparente.
Top Channel