Kickbox në Gjirokastër/ 15 ekipe në garë me sportistë nga Kosova dhe Greqia

03/04/2022 12:35

Në Gjirokastër është mbajtur kampionati kombëtar i kick boxing për të gjitha kategoritë e moshave.

Eventi që mbahet për herë të parë grumbulloi gati 15 skuadra nga Shqipëria ndërsa kishte edhe të ftuar nga Kosova dhe Greqia. Klodjan Tosuni sportist organizator nga Federata e Kick Boxing tha se sporti duhet të marrë më shumë vëmendje për të zënë një kohë të rëndësishme të ditës së të rinjve dhe të rriturve dhe ka nevojë për më shumë mbështetje.

Gjatë kampionatit u motivuan me tituj sportistë të të gjitha moshave të cilët stërviten prej klubeve lokale.

Numri i vajzave pjesëmarrësve për të gjitha disiplinat konfirmohet se është dyfishuar për shumicën e klubeve por profesionistët e sportit i përshkruajnë kushtet e stërvitjes si shumë të vështira krahasuar me rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA