Një peshk gjigant blin i ngecur në grepin e tyre, i dha një çifti peshkatarësh në Kanada një eksperiencë të paharruar duke hedhur në lumë një prej tyre, mes betejës së pabesueshme që zgjati gati 25 minuta.
Peshku monstër 2.5 metra i gjatë hodhi në lumë peshkatarin amator që gjuante nga kanoe e tij.
Braeden Rouse u surprizua me kapjen e tij teksa bashkë me të dashurën gjuanin në lumin Fraser në British Columbia, Kanada, një pikë e preferuar peshkatarësh me grep.
Por kur ai nuk po arrinte të afronte fillin e kapjes së tij, Braeden hipi në kanoe dhe “luftoi” me peshkun për afro 25 minuta para se ta nxirrte në breg për një foto.
Braeden tha: “E dija që ishte i madh. Kjo kuptohet sepse kur e tërheq ai nuk lëviz, por në fakt nisi të më tërhiqte ai mua”.
“Prandaj mendova se duhet të ngjitem në kanoe. Blini nisi të më tërhiqte kundër rrymës së ujit. Luftova me të më shumë se 20 minuta derisa u lodh dhe e kapëm”.
Partnerja e tij Sidney Kozelenko ishte aty për të bërë fotot e kapjes dramatike, teksa komentonte: “Ai ka kapur edhe më parë blin të madh, por në fillim nuk e dinim sa ishte masa e tij”.
“Kështu që nuk nisa të xhiroj video derisa papritur e kuptova se ishte vërtet i madh”.
“U mrekullova nga masa e tij, e kishte kokën dy herë sa e imja”.
Braeden tha se kur shihte kokën e peshkut mjaftonte të shihje sa i madh ishte.
“Më në fund ndodhi dhe jam shumë e emocionuar. Ishte shkatërruese nga nervat por emocionuese”.
Top Channel